Mbyllet xhamia ”Et’hem Beu” në Tiranë (VIDEO)

Më 23 shkurt 2018 në xhaminë e Et’hem Beut, besimtarët myslimanë falën xhumanë e fundit dhe siç e shohim nga pamjet ka nisur puna me boshatisjen e objekteve nga godina për një restaurim të plotë në bazë të marrëveshjes që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka firmosur me Ministrinë e Kulturës.

Xhamia e Et’hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu në 1791 dhe pas tre shekujsh ky objekt kulti ka mbyllur dyert përkohësisht për shërbesat fetare pasi i është nënshtruar restaurimit. Xhamia e Et’hem Beut është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948.

Gjatë regjimit komunist xhamia e Et’hem beut u shndërrua në muze, duke u rihapur me 18 janar 1991. Kjo xhami është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot, paçka se jo në gjendjen më të mirë të saj, me mure të plasaritur..

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku në veri dhe në lindje të saj si dhe minarja. Është ndërtuar me gurë të sjellë nga fshati Shtish-Tufinë që ndodhet në anën lindore të Tiranës. Asnjëra nga të katër fasadat e xhamisë nuk i ngjan njëra-tjetrës. Përpos restaurimit të xhamisë së Ethem Beut në qendër të Tiranës, në takimin e 13 shkurtit të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaros me Komunitetin Mysliman u firmos marrëveshja për restaurimin edhe të 4 xhamive të tjera të cilat janë xhamia e Beqarëve, Xhamia Mbret, Teqeja Halvetiane në Berat si dhe Xhamia e Pazarit në Gjirokastër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto projekte do të financohen nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve në Turqi. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon mirëkuptimin e besimtarëve për mosfunksionimin e këtyre xhamive gjatë kohës së restaurimit.

Sipas Komunitetit Mysliman qëllimi i restaurimit është ruajta e identitetit dhe trashëgimisë kulturore që përfaqëson secila xhami, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm t’i trashëgojnë me të gjitha vlerat dhe elementët që këto xhami përfaqësojnë.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?