Mbylli derën për t’u kthyer në burg, shqiptari ekzekutohet…

Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali. Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Gentian Kasa, me precedentë penalë për drogë dhe vjedhje, u ekzekutua me pistoletë mbrëmjen e djeshme në Romë. Shqiptari u qëllua sapo mbylli derën e shtëpisë ku ndodhej për të vizituar bashkëshorten dhe i duhej të kthehej në burg, ku nuk mbërriti kurrë. Plumbi që mori në kokë rezultoi fatal duke i marrë jetën. Policia shkeoncore në vendngjarje ka nisur punën për gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorit, ndërsa sipas hetimeve paraprake thuhet se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje të pazarave të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?