Mbyllja e bareve? Epidemiologu tregon kushtin e vetëm për marrjen e vendimit

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, thotë se situata me Covid-19 në vendin tonë është problematike, pavarësisht se këtë javë ka pasur stabilitet të shifrave.

“Situata është problematike. Komiteti i Ekspertëve ka theksuar se po pati përkeqësim, do të kemi rishikim të masave. Këtë javë ka pasur stabilitet të shifrave dhe shpresojmë që, edhe me sensibilizim më të rritur, shifrat të ulen më tej. Por, nuk ka gjë të sigurt”, u shpreh Ulqinaku.

Kur u pyet nëse është e nevojshme mbyllja e bareve dhe e restoranteve, Ulqinaku theksoi se masat shtrëngohen dhe lirohen në varësi të kapaciteteve spitalore. ”Nëse një shtet ka të disponueshme kapacitete spitalore, mund të ecë pa shtrënguar masat. Nëse kapacitetet zvogëlohen, masat vijnë duke u shtrënguar. Në këtë linjë janë të gjitha vendet”.

SHKARKO APP