Mbyllja e ”jetës së natës”/Shoqata e Bareve: Vatra infektimi janë spitalet Covid. Nesër protestë

Shoqata e Bareve del kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të clube-ve të natës, diskove dhe lounge bare-ve. Kjo shoqatë i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky vendim, të cilin e cilësojnë absurd dhe me pasoja më të rënda se vetë Covid-19. Sipas Shoqatës, vatra e vërtet e Sars-Cov-2 nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid. Nga ana tjetër, ata kanë paralajmëruar edhe për një protestë para Kryeministrisë.

Kërkesa e shoqatës drejtuar qeverisë:

Të shtohen masat e individëve distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme. Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusin.

Të monitorohen masat individuale te klientëve pa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti Të mbështetet sektori i argëtimit.

Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar me rigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket masave kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij.

Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohen në protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 12.00.

SHKARKO APP