Mbyllja e kazinove dhe basteve, Zv/ministri: 54 mln dollarë më pak në buxhet
Vendimi i Këshillit të Ministrave për lojërat e fatit u diskutua mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve të Ora News, ku i ftuar ishte zëvendës/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.
Lamallari tha se vendimi edhe pse me kosto financiare për buxhetin e shtetit, është marrë në funksion të shoqërisë.
“Është përshkallëzim i një vendimi, jo vetëm largimi i kazinove dhe pikave të basteve nga zonat e banuara por edhe mbyllja totale e tyre në këto zona të banuara. Vendimi lidhet dhe me masat që do merren sa i përket reklamimit të tyre, ndalimi i kazinove elektronike përfshirë VLT.Kjo ka të bëjë me rritjen e mirëqënies në këto zona dhe ul ekspozimin e të rinjve përballë tyre. Vendimi ka edhe efekte ekonomike. Janë 54 milion dollarë taksa dhe të ardhura nga punësimi në këto aktivitete që do i mungojnë buxhetit të shtetit”-tha Lamallari
Lidhur me pastrimin e parave, zëvendës/ministri i Brendshëm tha se operacioni Forca e Ligjit vazhdon dhe shumë shpejt do kemi goditje të tjera.
Komponent kyç i Operacionit Forca e Ligjit, shtoi ai, është dhe lufta kundër pastrimit të parave.
KOHA JONË SONDAZH

