Mbyllja e klubeve të natës/ Rakacolli: Nuk respektuan masat e protokollit

Zv/ministrja e Shëndetësisë, njëkohësisht kryesuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të përballuar pandeminë e Covid-19, Mira Rakacolli, tha se që në periudhën kur nisi rihapja e aktiviteteve klubet dhe lokalet e kishin të paracaktuar në protokollin e masave që duhet të ndiqnin në mënyrë që të minimizonin mundësinë e përhapjes së infeksionit. Sipas saj, ata nuk i respektuan këto masa.

Nga ana tjetër, Rakacolli duke folur për aktin normative për mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00, tha se ”e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë sëmundje është distancimi fizik, pra mbajtja e masave mbrojtëse, të cilat janë thënë në protokollet e hapjes. Njerëzit nuk i kanë respektuar dhe kanë bërë grumbullime”.

”Distanca e tavolinave, mënyra e vendosjes së karrigeve dhe njerëzve në mjedise të jashtme s’është respektuar. Nuk ka nevojë të dalin pamje, një shëtitje të bënim në mbrëmje nëpër lokale dhe çdo njeri tmerrohej duke e ditur epidemiologjinë, ndërkohë të rinjtë rrinin ngjitur me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi gjetur deri tani ndonjë që t’i ketë respektuar masat, për hir të shëndetit publik, në numra të tillë rastesh, patjetër që do të merren të tilla vendime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket transportit urban, duke i bërë apel qytetarëve të mos i nënvlerësojnë rregullat, Rakacolli theksoi se në autobusa ka rrezikshmëri të ulët përhapje të infeksionit nëse përdoren maskat. ”Në varësi të prirjes që do të ketë pandemia Covid-19 do të diktojë më tej edhe masat që do të detyrohen të merren”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?