Mbyllja e kufijve, 20 shqiptarë shkojnë në këmbë nga Hani i Hotit drejt Shkodrës

Pas mbylljes së kufinjve 20 shtetas shqiptarë kanë ardhur në këmbë nga Hani i Hotit në Shkodër, ku kanë ngelur në vend numëro pasi askush nuk i lejon të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë. Ata kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Shkodër por nuk jane pajisur me autorizim. 20 shtetasit shqiptarë kanë kaluar ne doganen e Hanit të Hotit pasi janë njoftuar se mbyllet kufiri. Prej 15 ditësh ata kanë qenë në Malin e Zi ku punojnë si punonjës krahu. Ata i bëjnë apel shtetit që t’i lejojë të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë.

“Ne kemi qenë në punë në Mal të Zi. Kemi shkuar në Doganën e Murriqanit, nuk na kanë pranuar. Në Han të Hotit na kanë thënë ecni në këmbë. Kemi ecur 4 orë. Duam të ikim tek shtëpia në Tiranë. Tek policia nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje”, shprehet njëri prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?