Mbyllja e kufirit/Fluks në Muriqan për të hyrë në Malin e Zi
Vendimi që Mali i Zi do të mbyll të dielën kufirin me Shqipërinë, ka bërë që mbrëmjen e kësaj të shtune të ketë fluks në pikën doganore të Muriqanit.
Mësohet se vargu i makinave që presin për të hyrë në territorin malazes është shumë i madh.
Mbyllja e kufirit me Shqipërinë nga ana e Malit të Zi fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është e vlefshme deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.
Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:–
-profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.