Mbyllja e RTV Ora/Deputetja Topi: Pluralizmi i tregut mediatik në rrezik
Deputetja e pavarur, Suzana Topi përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me vendimin e ISHSH për të mbyllur sinjalin e RTV Ora. Sipas saj, pluralizmi i tregut mediatik është në rrezik. ”Kjo është një luftë e papreçedentë kundër një biznesmeni si Ylli Ndroqi, lirisë së medias dhe funksionimit të demokracisē. Është e qartë që zërat më kritikë të qeverisë si moderatorët Sonila Meço dhe Artur Zheji janë në shenjestër të Kryeministrit”.
Postimi i plotë
Pluralizmi i tregut mediatik në rrezik! Pas largimit brutal të Krastës dhe Rakipit nga News 24, qeveria po përpiqet ta shfrytëzojë pandeminë për të dhunuar lirinë e medias, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë. Duke mos i mjaftuar gjoba e vendosur në mënyrë arbitrare prej 20 milionë lekë, ISHSH ndërmori dhe një hap tjetër të rëndë, duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.
Kjo është një luftë e papreçedentë kundër një biznesmeni si Ylli Ndroqi, lirisë së medias dhe funksionimit të demokracisē. Është e qartë që zërat më kritikë të qeverisë si moderatorët Sonila Meço dhe Artur Zheji janë në shenjestër të Kryeministrit.
Me gjithë përpjekjet goja e artisteve dhe e medias nuk mund të mbyllet. Beteja për mbrojtjen e Teatrit po vazhdon edhe përmes artit. Po tentohet të grabitet pasuria publike, të prishet një qënder historike, po kërkohet t’i mbyllet goja medias, t’i ndalojnë gazetarët që të bëjnë punën e tyre. Shqiptarët kanë një mision të përbashkët; “shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja.