Mbyllja e sezonit turistik, Xhafaj: Zbatuam me përpikmëri planin për sigurinë
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin përmbyllës të sezonit turistik i zhvilluar në ‘Prestige Resort’ në Golem, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vlerësoi shërbimin dhe transformimin në infrastrukture të resorit. Xhafaj u shpreh se Ministrja e Brendshme dhe policia kanë zbatuar me përpikmeri të gjithë planin e miratuar para sezonit për rendin dhe sigurinë në plazhe.
“Ky resort kaq i mrekullueshëm dhe tërësisht i ndryshuar në infrastrukturë dhe shërbim është dëshmia më e mirë e pasionit dhe vullnetit të biznesit shqiptar për të bërë punë të mira në këtë vend. Sezoni turistik ka qenë më i suksesshmi dhe ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit. E gjithë qeveria ishte e angazhuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Plani i veprimit i miratuar nga kryeministri para sezonit turistik u zbatua me përpikmëri lidhur me qetësinë dhe sigurinë.
Ne u zotuam me 5 angazhime konkrete të cilat janë zbatuar të gjitha me përpikmëri. Pati numër të ulët të vjedhjeve në territoret e plazheve. Ishin mbi 1000 forca policore në dispozicion të sezonit turisik. Kishte rreh 100 aksidente më pak dhe asnjë ngjarje e rëndë në plazhe. Për herë të parë nuk kemi asnjë incident në vijën bregdetare me mjetet ujorë. Patëm një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha bashkitë e vendit. Ka pasur edhe mangësi, por është koha që të relektojmë që të bëjmë një sezon edhe më të mirë sezonin e ardhshëm. Faleminderit të gjithë punonjësve të gjithë punonjëseve të policisë të angazhuar në këtë sezon. Një falënderim dua të bëj edhe për këtë Irfanin për këtë resort të mrekullueshëm dhe punonjësve të këtij resorti që na mirëpriten në këtë aktivitet”- tha Xhafaj.
KOHA JONË SONDAZH

