Mbyllja e shkollave pa afat, Malaj: Dy propozime për qeverinë

Sot përmes një deklarate zyrtare, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se institucionet arsimore në vend do të qëndrojnë mbyllur deri pa afat. Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, thotë se mësuesve duhet ti jepen lehtësira në këtë situatë të pandemisë.

Ndër të tjera, Malaj theksoi edhe se Ministria e Arsimit në çdo udhëzim duhet të tregohet shumë e suksesshme. ”Duhet të krijohen mekanizma ndihmëse pasi në këtë situatë që ndodhemi jemi të traumatizuar si popullatë”. Nga ana tjetër, Malaj theksoi se duhet ristrukturuar një program për të ndihmuar nxënësit dhe mësuesit me provimet e lirimit. Me vendimet e fundit të qeverisë për masat parandaluese të Covid-19 është vendosur mbyllja e shkollave pa afat.

Për provimet e lirimit, Malaj sqaroi dy propozime që sipas saj mund të jenë efikase dhe mund të ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit. ”Me urdhrin e fundit që ka dalë pa afat, do të bëja dy propozime, ose të jepet në një format online por kjo duhet realizuar me korrektësi. Mund të bëhet sipas modeleve ndërkombëtare. Propozimi i dytë është që në një periudhë të caktuar të verës mund të realizohen përsëri provime, por të reduktuara për të ndihmuar maturantët. Theksoj që duhet të rindërtohet programi për të ndihmuar mësuesit dhe nxënësit. Vlerësimi duhet të fillojë nga pozitiviteti”.

SHKARKO APP