Mbyllja e TikTok-ut shkon në Kushtetuese, gazetarët: Jo e drejtë
Shoqatat e gazetarëve AGSH dhe BIRN kanë çuar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok. Kjo me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut.
“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.
TikTok është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm.
KOHA JONË SONDAZH

