Mbyllja e vitit akademik, rektorët e universiteteve takim me ministren Kushi

Ditën e sotme pritet që rektorët e universiteteve të zhvillojnë një takim me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe përfaqësues të këtij institucioni.

Temë diskutimi do të jetë mënyra se si do të mbyllet viti akademik, nëse do të ketë apo jo rikthim në auditorë. Vendim pritet të bëhet publik shumë shpejt.

Për studentet e vitit të fundit të mjekësisë do të kërkohet të përfshihen në listën prioritare të të vaksinuarve pasi sipas rektoratit të mjekësisë, ata e kanë të domosdoshme praktikën fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me këto pritet të ketë një vendim gjatë ditëve në vijim ose ne mbledhjen e radhës së Komitetit Teknik të Eksperteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?