Mbyten dy persona në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec

Ramazan Kojtari dhe Arben Pupa janë dy personat që humbën jetën sot tragjikisht në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec teksa peshkonin.

Trupi i 50-vjeçarit Pupa është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Ndërsa për 56 vjeçarin Kojtari, banues në fshatin Bradomirë,  po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?