“Mbyten” me gjoba 9 ujësjellësa – Kontrata problematike, në dëm të klientëve

9 ujësjellësa në vend janë gjobitur me vlera të konsiderueshme për shkak se u janë gjetur parregullsi në kontrata në dëm të klientëve, duke bërë që të dhënat e tyre personale të jenë të ekspozuara. Gjobat janë vendosur nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili në 7 muajt e parë të vitit e ka përqendruar vëmendjen tek ky sektor ku janë kapur shkelje të konsiderueshme, ku shumica prej këtyre kompanive nuk kanë njoftuar Komisionerin për përpunimin e të dhënave, gjë që është detyrim ligjor.

Konkretisht janë gjobitur shoqëritë e ujësjellës kanalizime Kavajë, Vlorë, Fier, Shkodër, Krujë, Elbasan, Berat-Kuçovë, Lushnjë, dhe ujësjellësi Peqin.  Një pikë tjetër ë shkeljes është mosdisponimi i një rregulloreje për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale. Në total vlera e gjobave për shoqëritë e ujësjellësve ka arritur në 840 milion lekë, dhe për secilën prej tyre janë vendosur 2 deri në 4 masa administrative.

Gjoba arkëtohet në buxhetin e shtetit jo më vonë se 30 ditë nga marrja e vendimit. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, masa administrative janë vendosur edhe për disa institucione private, si klinika, shoqëri përmbarimore dhe kompani pijesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?