Mbytet 53-vjeçarja në plazhin e Durrësit

Një 53-vjeçare, me iniciale A.L është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit. Kufoma u pikas nga kalimtarët e rastit në zonë në sektorin Iliria.

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“,- njofton policia.

SHKARKO APP