Mbytet jahti në Sarandë, rrezikon jetën italiani
Aktualitet E Hënë, 20 Shtator 2021 14:02
Një shtetas italian, ka rrezikuar të mbytet në ujërat shqiptare të detit Jon.
Italiani ishte nisur nga Korfuzi drejt Sarandës.
Për shkaqe ende të paqarta, jahti i tij është mbytur rreth 2 milje larg Sarandës.
Forcat kufitare të Sarandës, me të marrë njoftim, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur të shpëtojnë shtetasin italian.
KOHA JONË SONDAZH

