Mbytet në Durrës turisti 43-vjeçar nga Serbia

Një tjetër pushues në bregdetin shqiptar ka humbur jetën këtë të martë në plazhin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, një shtetas serb me iniciale M.S. është mbytur duke u larë në det.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në lagjen nr. 13 në Durrës ku 43-vjeçari u mbyt duke u larë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?