Mbytet në plazhin e Gjeneralit një 41-vjeçar, detajet e para

Një 41-vjeçar është mbytur në plazhin e Gjeneralit, në Kavajë, ndërsa kishte hyrë të lahej.

Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë.

Informacion paraprak

Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP