Mbytet një 19-vjeçar në lumin Kir
Një incident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:30 në lumin Kir të Postribës, ku një 19-vjeçar ka gjetur vdekjen në të pasi është hedhur nga Ura e Mesit.
Qytetarët e pranishëm, thanë se i riu ishte hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më i gjallë nga uji.
“Djali ka qenë me dy shokët e tij dhe ishte hedh nga ura, por nuk doli më i gjallë edhe noti si duket nuk e dinte mirë. Emrin më duket se e kishte Marian dhe nga uji e nxori një nxënës i shkollës “Adem Haxhia”, thotë një nga qytetarët.
Nga fotot vihet re prania e policisë dhe bluzave të bardha, por fatkeqësisht shumë vonë, pasi 19-vjeçari ka ndërruar jetë.
KOHA JONË SONDAZH

