Mbytet një fëmijë në Ujin e Ftohtë në Vlorë

Një fëmijë rreth 6 vjeç është mbytur paraditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas policisë, i mituri Analdo Luka ndodhej bashkë me gjyshin në plazh dhe ishte futur për t’u larë në det, por nuk ka mundur të kthehet më në breg.

Plazhistët dhe efektivët e policisë, megjithëse u munduan t’i japin ndihmën e parë, vogelushi ka mbërritur i pajetë në spitalin e Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka raportime se ambulanca është vonuar, ndërsa kur mbërriti, nuk kishte staf të specializuar brenda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?