Mbytet vajza në lumë teksa tentonin të kalonin kufirin grek për punë

Një 14-­vjeçare është mbytur në lumë ditën e djeshme teksa bashkë me familjen po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin për të gjetur punë në shtetin grek.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Grevena.

Mediat greke shkruajnë se familja shqiptare e përbërë  nga babai 41 vjeç dhe bashkëshorten e tij 30 vjeçe ishin nisur për në Kalambaka Trikala për të kërkuar punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugës ata kanë ndaluar të çlodhen dhe vajza 14-­vjeçare ka shkuar të freskohet në lumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por e mitura është rrëmbyer nga uji dhe për shkak se nuk ka ditur not, është mbytur.

Pas ngjarjes tragjike prindërit janë paraqitur në policinë e Grevenasë dhe kanë kërkuar ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?