Mby*ti gruan, shqiptari e kishte dëgjuar që po fliste në telefon

Një tjetër grua humbi jetën nga dhuna e bashkëshortit. 31-vjeçarja Etleva Bodi që bashkëshorti tentoi ta mbyste dy ditë më parë në Itali, ka ndërruar jetë në spital, pasi po luftonte mes jetës dhe vdekjes. Ajo u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, një punëtor ndërtimi 41-vjeçar, në dhomën e tyre të gjumit. Çifti ka katër fëmijë të vegjël, të gjithë të mitur, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç.

Etleva po luftonte mes jetës dhe vdekjes në një shtrat spitali në San Paolo në Savona, në koma për rreth 48 orë. Të dielën në mbrëmje ajo u deklarua e vdekur.

Bashkëshorti, i cili e kishte dëgjuar që po fliste në telefon, hyri në dhomë dhe e kapi për fyti me duar. Ai e lëshoi 31-vjeçaren vetëm kur ajo u rrëzua pa ndjenja.

Selami Bodi 41 vjeç akuzohet për vrasje. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe ndaj tij nuk ka patur kallëzime për dhunë në familje. Por 41-vjeçari pranoi në polici se javët e fundit debatet mes tij dhe bashkëshortes ishin shtuar.

SHKARKO APP