“McGonigal”, befason deputeti Çollaku: Njerëz të Metës dhe Berishës kanë punuar me Ramën kundër PD-së

Dosja ”McGonigal”, vijon që të mbajë të mbërthyer politikën në vend. Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se personazhe afër Ilir Metës dhe Sali Berishës kanë bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama dhe janë përfshirë në skandalin “McGonigal”. Për të qeveria “Rama 3” nuk do i mbijetojë këtij skandali.

“Nga informacionet që kam “McGonigal’ është një nga skandalet më të rënda në historinë e re. MCgonigal është vetëm një hap larg nga akuza për spiunazh. Ka shkaktuar turbullirë në SHBA, hetimi po zhvillohet, dhe jemi një hap larg kundër akuzës për spiunazh dhe tradhti kundër SHBA. Në këtë skandal qëndron Rama dhe enturazhi i tij, qëndron dhe disa emra njerëz nga opozita.

Personazhe afër opozitës kanë bashkuar me Ramën në këtë skandal. Ka disa emra, që janë afër opozitës. Nuk e di nëse janë me emër personal, apo me agjendë politike. Edhe të zotit Meta edhe të Berishës, ka personazhe afër tij.

Nuk kam parë deri tani personazhe afër Alibeaj. l Këta personazhe që kanë bashkëpunuar në një nga aktivitet më të rënde, mendoni sa e pa moral të është kjo situatë politike. Skandali “McGonigal” është i rëndë, qeveria Rama 3 nuk do i mbijetojë kurrë këtij skandali”,-tha në “MCN TV”.

SHKARKO APP