McGonigal foto me Enri Çenos, Boçi: Propagandë, Rama do merret i pandehur

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit, shkaktoi një qëndrim të fortë bojkotues dhe zhurmues të opozitës. Nga jashtë Kuvendit, nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi e ka cilësuar si propagandë publikimin e fotos së sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD-në e Berishës, Enri Çenos me ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së Charles McGonigal.

“Rama është zhytur në vepra të rënda penale që lidhen me tradhtinë e vendit. Nuk çështje fotoja e bërë para 5 vitesh. Shihet se ka një tendencë propaganda për të shkëputur vëmendjen.

Rama do të sfumojë skandalin e tij. Duhet të ishte i pandehur. 14 herë është përmendur emri i Edi Ramës dhe jo i Cenos. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, insistimi ynë do të jetë i plotë”,-tha Boçi.

SHKARKO APP