Më 1 janar Franca merr presidencën e BE–së, Macron: Europën ta bëjmë më të fuqishme
Që në ditën e parë të vitit 2022, më 1 janar Franca do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
“Nëse do të më duhej të përmblidhja me një fjali qëllimin e kësaj presidence, e cila do të zgjasë nga 1 janari deri më 30 qershor, do të thosha se duhet të kalojmë nga një Evropë bashkëpunimi brenda kufijve tanë në një Evropë të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë nga zgjedhjet e saj dhe zotëruese e fatit të saj”.
Pak javë më parë ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologu i tij slloven Anze Logar u takuan në Paris, me rastin e dorëzimit të presidencës së Këshillit të BE-së.