Më 1 qershor hapen çerdhet dhe kopshtet, ja rregullat
Pas rikthimit të maturantëve në shkollë, pritet që edhe të vegjëlit të kthehen në kopshte dhe në çerdhe. Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor ndërkohë që rregullorja prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet.
Sipas protokollit kërkohet që fëmijët të shoqërohen në kopshte dhe në çerdhe nga prindrit në një orar të përcaktuar nga institucioni për të shmangur radhët dhe grumbullimet. Për më tepër theksohet se prindi duhet të presë në radhë dhe në distancë rreth një metër nga prindi tjetër. Pas prindit, fëmija shoqerohet nga një edukatore e cila bën matjen e temperaturës dhe dezinfektimin e duarve. Duke marrë parasysh moshën e këtij grupimi në këtë protokoll janë disa pika të cilat janë të paqarta për mënyrën sesi do të zbatohen. Distancimi edhe gjatë kryerjes së lojërave në grup duket si nëj mision i pamundur,por gjithsesi pritet që ditët në vijim të tregojnë se sa po zbatohen këto masa.
Ndryshe nga kushtet në shkolla për maturantët, në ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë shume objekte të cilat përdoren nga te gjithë fëmijët. Një lodër përshembull kërkohet të dezinfektohet pas përdorimit nga një fëmijë te tjetri, po a është i mjaftueshëm numri i edukatoreve për të vëzhguar me përpikmëri këtë pikë të protokollit? Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kërkon që në një tavolinë me 10 karrige të qëndrojnë vetëm 5 fëmijë, dhe duhet të shmangen takimet mes grupeve të fëmijëve. Më 1 qershor pritet të hapen çerdhet dhe kopshtet ndërsa një pjesë e prindërve pohojnë se kanë frikë për ti kthyer fëmijët në këto ambiente.
Disa nga rregullat
-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.
-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.
-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.
-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.
-Në momentin që fëmija hyn në institucion çdo ditë.
-Do i matet temperature me termometër digjital.
-Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe/kopësht.
-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në çerdhe/ kopësht.
-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.
-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.
-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.