Më 10 shkurt, Kuvendi do të votojë për zgjatjen e afateve të Vetting-ut

Në seancën e 10 shkurtit do të votohet për zgjatjen e afateve të Vetting-ut. Opozita ka kundërshtuar dhe në qëndrimin e saj të dhënë përmes kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kanë kërkuar që të ndërhyhet sa më pak në kushtetutë. Sipas këtij të fundit, ky proces është i gjithi i njëanshëm.

Thirrjes së PD-së që procedurat për ndryshimet kushtetuese të jenë të harmonizuara në proces, Balla u tha që të heqin dorë nga politizimi i çështjes pasi ky është suksesi i reformës.

PS-ja u shpreh se mazhoranca ka mirëpritur propozimet e ardhura nga ekspertët e huaj dhe ka ftuar PD që të përfshihet në përmbylljen e procesit për ndryshimet kushtetuese.

SHKARKO APP