Më 11 qershor mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama dhe Klosi do të flasin për procesin e zgjedhjeve në parti
Më datë 11 qershor, ora 17.00, do të zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas një njoftimi, në këtë mbledhje do të ketë fjalë kryesocialisti Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, kjo për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti.
”Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
1-Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
2-Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi”,-njofton PS.