Më 12 mars gjyqi i Habilajve

Gjykata e Katanias ka caktuar 12 marsin si datën e seancës së radhës në gjyqin ndaj bandës së Habilajve të akuzuar për trafik droge në Itali. Në këtë seancë fjalën pritet ta kenë avokatët që do të paraqesin konkluzionet e tyre të mbrojtjes. Në seancën e fundit të procesit, prokuroria kërkoi dënime për anëtarët e bandës ku më kryesori ishte Moisi Habilaj, për të cilin u kërkuan 18.8 vjet burg. Në dosje evidentohet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata e Katanias në Itali ka caktuar 12 marsin si datën e seancës së radhës për gjyqin ndaj grupit të vëllezërve Habilaj në Itali. Në këtë seancë priten të marrin fjalën avokatët mbrojtës të personave të arrestuar, italianë e shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në vlerë 20 milionë euro, trafik ilegal armësh e organizim i strukturuar kriminal.

Në urdhër-arrestin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit ‘Rosa dei venti’, i cili është ekzekutuar në tetor të 2017, thuhet ndër të tjera se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar. Drejtuesi ishte Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën ‘Lolo’, i cili është shpallur në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti. Në dosjen e Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili së fundi është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?