Më 12 shtator nis shkolla, ka një numër të ulët regjistrimesh

Ministria e Arsimit shpall të tjera data regjistrimesh për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta. Mbyllja e faqes qeveritare të shërbimeve e-Albania për një kohë të caktuar nga sulmi kibernetik dhe pamundësia e prindërve për t’i regjistruar fëmijët në shkollat ku dëshirojnë dhe jo aty ku e përcakton sistemi, ka detyruar dikasterin e arsimit të rihapë regjistrimet në 15 gusht.

Si rrallëherë këtë vit, pas fazës së parë mbetën shumë nxënës pa u regjistruar. Vetëm 70% e fëmijëve të klasave të para mundën të regjstroheshin, ndërsa në gjimnaz shifra ishte edhe më e ulët, 60%.

Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë faza e dytë e regjistrimeve gjatë gushtit, ndërkohë që në 12 shtator nis viti i ri shkollor.

SHKARKO APP