”Me 140 euro në Shqipëri s’je i varfër”, analisti Mentor Kikia: Ministrja të tregohet e matur

E ftuar në një emision, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha se me 140 euro në muaj një qytetar shqiptar nuk mund të konsiderohesh i varfër. Për analistin Mentor Kikia, ministrja ka për detyrë të jetë e matur, ndërsa deklaratën e lexon si të papërgjegjshme. Po ashtu Kikia thekson dhe rëndësinë e përcaktimit të minimumit jetik për të kuptuar shifrat e varfërisë në vendin tonë.

”Kjo është pjesa qesharake e një institucioni. Nuk mundet që një ministre e Financave, një zyrtare e lartë, ku ka për detyre të jetë shumë e matur për çdo gjë. Duke qenë se këtu papërgjegjshmëria derdhet rrugëve, në kudër të kësaj është kjo deklaratë.

Minimumi jetik është ajo shifër ku thuhet se çdo qytetar që paguhet më pak se 150 euro është nën nivelin e varfërisë. Kjo nuk është përcaktuar. Ka qenë kërkesë e hershme nga avokatura e popullit dhe shoqërisë civile, që të dihet kufiri i varfërisë. Sot nuk themi sa është varfëria në nivelin zyrtar në Shqipëri”.

SHKARKO APP