Më 15 qershor nis shërbimi i transportit publik/Rama: Jo rritje të biletës
Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha kërkesat e Shoqatave të transportit por duke ndaluar kategorikisht rritjen e çmimit të biletës. Sipas tij, të hënën më 15 qershor do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore nën masat anti-covid. Këtë të hënë u zhvillua një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, ku shoqatat e një ndër aktiviteteve më të prekura ekonomikisht nga pandemia e koronavirusit të mbyllur prej 3 muajsh, nuk janë të qartë për rregullat e reja që do të presin pasagjerët.
Postimi i plotë
Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore. Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes:
• Njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës.
• Zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.
Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë.
Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët