Më 15 qershor rinis transporti publik
Aktualitet E Diel, 7 Qershor 2020 14:41
Prej 15 qershorit do të rinisë aktivitetin transporti publik në vend.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bëhet e ditur se do të punohet me 70% të kapacitetit dhe qytetarët do duhet të pajisjen me maska kirurgjikale.
E rëndësishme mbetet edhe ruajtja e distancës sociale.
Për transportin publik pritet të ketë një protokoll të posaçëm nga Instituti i Shëndetit Publik.