Me 2 qese kokainë në makinë, shoferi që aksidentoi për vdekje 56-vjeçaren në Laprakë

Si të mos mjaftonte aksidenti me vdekje që shkaktoi në kryqëzimin e Laprakës, shoferit Edmond Goxhaj që e shkaktoi,  Policia i ka gjetur dy qese me kokainë në makinë.

Aksidenti fatal ndodhi në kryqëzimin e Rr. Dritan Hoxha me rrugën Lord Bajron, rreth orës 6:15 sot.

Mjeti me targa AA475OC me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj ka aksidentuar shtetasen Lumturi Demiri e datelindjes 10.02.1962 lindur ne Bulqize dhe banuese ne Tirane.

Swiss Digital Desktop Reklama

U njoftua ambulanca cila konfirmon se shtetasja ka nderruar jete.

Swiss Digital Mobile Reklama

U be testi i alkolit drejtuesit te automjetit dhe rezultoi negativ.

Nga kontrolli fizik i drejtuesit te automjetit iu gjeten dy qese e dyshuar si lende narkotike e llojit Cocaine dhe u njoftua seksioni i narkotikeve ne DVPT per veprime te metejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?