Me 200 km/h? I riu sfidon. Policia: Papërgjegjshmëri në mjet (VIDEO)
Fundjava vijon të jetë shqetësuese për policinë rrugore, pasi argëtimi dhe teprimi me alkoolin përbën rrezik për shpejtësi tej normave të lejuara. Një i ri durrsak është ndaluar teksa shpejtësia e mjetit të tij në radarin e efektivëve shënoi 200 km/ h.
”200 km/h, 29-vjeçari nga Durrësi. Papërgjegjshmëri ne drejtim te automjetit. Nuk i ndalon policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, jetën e tij e të përdoruesve të rrugës, por kapet pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit. Një drejtues mjeti i përgjegjshëm të ndihmon të festosh dhe një ditë tjetër. Shpejtësia të nxit, por të vret”, thuhet në facebook të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, në të gjitha rrugët e Tiranës kanë vijuar kontrollet me drager të policisë. Në rrugën “Sulejman Delvina” u verifikua se shtetasi me iniciale E.D 36-vjeç drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.91 mg/l.
”Drejtues mjetet kujtohuni gjithmonë alkooli shkon ne stomak, por turbullon koken dhe nje mjet drejtohet me koke”, bën apel policia.
KOHA JONË SONDAZH

