Më 21 mars në Kuvend del tymi i bardhë? Bardhi shuan kaosin e Rithemelimit

Më herët raportuam që Partia Socialiste ka gjetur një urë të uljes në tavolinë me Gazment Bardhin, edhe pse ky i fundit pak ditë më parë u bë nënkryetar i PD-së së Rithemelimit.

Negociatat mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike duket se ka shqetësuar Lulzim Bashën, njerëzit e të cilit kanë lëshuar disa reagime në mediat sociale. Mes tyre, Enkelejd Alibeaj, flet për marrëveshje okulte dhe negociata sekrete, mbi të cilat kërkon të sqarojë opionionin publik.

Pakti maxhorancë-opozitë mund të arrihet shumë shpejt dhe seanca më e afërt ajo e 21 marsit të zhvillohet normalisht. Shqetësimit të PD-së së Bashës duket se iu përgjigj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila një ditë më parë në Kuvend u bëri thirrje opozitarëve që të uleshin e të gjenin një dakordësi për të rikthyer normalitetin.

Kurse mbrëmë Bardhi është përballur në emisionin ”Opinion” me deklaratat që ka bërë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë betejës së brendshme të PD. Ai tha se deklaratat i ka bërë në një kohë që besonte PD pa Berishën do të ishte më e fortë, por humbja në zgjedhjet e 14 majit treguan se ishte i nevojshëm bashkimi. Ai e cilësoi Berishën si personin më të fortë në PD, ndërsa theksoi se depuetëtet do të vijojnë procesin e bashkimit në të gjitha strukturat.

”Unë kam bërë një betejë të brendshme me Berishën. Kur shikon që rezultati është e kundërta e asaj që ke menduar, sigurisht që do të ndryshosh. Berisha është personi më i fuqishëm në PD. Unë kam besuar dhe luftuar për atë rrugë dhe kam thënë që shumica e PD nuk mendonin si Bardhi. Në këtë moment mendimi im në PD është pakicë. Qëllimi im është të bëjë çdo forcim për të forcuar PD dhe për ta zgjuar. Duke bashkuar forcat, një bashkim në diversitet. Unë dhe deputetë do i qëndrojmë aktit tonë të bashkimit”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP