Me 211 km/h, makina inteligjente kap shoferin ”e çmendur” (VIDEO)
Për të parandaluar aksidentet tragjike, makina inteligjente e Policisë së Shtetit është vendosur për disa orë në aksin Kavajë-Lushnje, ku janë evidentuar 495 mjete, të cilat ecnin me shpejtësi skëterrë. Sipas policisë disa nga mjetet arrinin shpejtësi deri në 211 km/h. ”Janë pezulluar 84 leje drejtimi, për mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 211 km/h, për periudha që variojnë nga 2 deri në 12 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 7000 deri në 21.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 9 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit”.