Me 222 km në orë, çmenduri në autostradën Tiranë-Durrës (FOTO)

Policia e Shtetit ka pezulluar, në orët e para të mëngjesit të së dielës, 11 patenta në autostradën Tiranë-Durrës.

Shkak për pezullimin e lejes së drejtimit ka qenë shkelja e rregullave për shpejtësinë. Një rast ekstrem është ai i një shoferi që udhëtonte me shpejtësinë rekord, për këtë rrugë, 222 km në orë.

Një shpejtësi e tillë, natën, në rrugë me gropa dhe reshje shiu është vrasëse për ata që udhëtojnë në këtë rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një njoftim që Policia e Shtetit ka bërë në mesnatë në Facebook thuhet: “11 Leje Drejtimi te pezulluara gjate tre oreve te fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore.

Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Ec ngadale qe te shkosh larg. Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?