Më 24 janar në protestë, studentët: Të përgjysmohen tarifat

Para protestës së madhe të opozitës, më 24 janar, studentët do mblidhen para Kryeministrisë, për të kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit. Sipas të rinjve, tarifat e studimit në fakultetet shtetërore po rriten nga vitit në vit dhe shumë prej familjeve po futen në borxhe për të paguar shkollën e fëmijëve.

“Sidomos atë të rretheve kur vijnë në Tiranë përveç detyrimit që duhet të paguajnë për fakultetin kanë edhe problemin e të jetuarit. Për të bërë një jetë kursimtare do të duhej diku te 30 mijë lekë. Kjo është si tip bombe që vjen për studentët duke qenë se të paguash direkt tarifën mund të jetë ndonjëherë dhe e pamundur dhe për këtë gjë disa studentë arrijnë të marrin edhe borxhe”,-tha një student.

Përfaqësues të “Lëvizjes për universitetin”, të cilët po mbledhin firma në çdo fakultet, thonë se në peticionin që studentët do t’i dorëzojnë më 24 janar Kryeministrit Rama janë tre kërkesa ekonomike që prekin të gjithë studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para 24 janarit, studentët parashikojnë që ditën e hënë të zhvillojnë fillimisht një protestë para zyrës së minisitres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesat e studentëve

1.Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve.

2.Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj.

3.Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?