”Më 26 prill protestojmë kundër hajdutërisë”, Bardhi: Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kri*inal

Kreu i grupit parlamentar të PD-së së dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një grup i strukturuar kriminal. Për këtë ai i bën thirrje qytetarëve që të premten, më 26 prill të protestojnë kundër hajdutërisë të taksave.

Postimi i plotë

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve.

Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!

SHKARKO APP