Me 5 lekë në xhep, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës, fqinji: Ishte i pafajshëm

Me 5 lekë në xhep u gjet Pal Kola, roja që humbi jetën nga sulmi me armë drejt Top Channel. Fqinji i të ndjerit rrëfen tronditjen pas lajmit tragjik. Ai u shpreh se Kola ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm. “Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm”,-thotë fqinji.

60-vjeçari banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Ai çdo ditë bënte në këmbë kilometra të tëra, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore. I ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat. Ai punonte për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali.

Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte. Djali kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë.

Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë.

SHKARKO APP