Me 75 vota pro, Qeveria i merr dekoratat presidentit! Ja projektligjet që u miratuan në seancën maratonë
Pas 48 orëve të një seance maratonë me shumë debate, sherre dhe fjalë rruge, Kuvendi kalon projektligjin për dekoradat, policinë bashkiake, marrëveshjen për rrugën Qafë Plloçë si edhe disa projektligje të tjera.
Projektligjet e miratuara
Me 76 vota pro kalon projektligji për vreshtarinë
Me 79 vota pro votohet projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
Me 79 vota pro miratohet marrëveshja për rrugën Qafë Pllocë.
Me 76 vota pro, 4 kundër miratohet Projektligji për policinë bashkiake.
Rrëzohet amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj për policinë bashkiake me 76 kundër.
Akti normativ për buxhetin e vitit 2022, miratohet me 75 vota pro.
Me 75 vota pro miratohet projektligji për dekoratat.
KOHA JONË SONDAZH

