Me armë, kanabis dhe radio policie, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë vënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Durrësit, të kapur me drogë dhe armë. Të arrestuarit janë Denis Meta 21 vjeç dhe Serxhio Mejdani 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit A.P., 26 vjeç dhe E.Z., 19 vjeç, banues në Durrës.

Uniformat blu kishin marrë informacion se të rinjtë dispononin lëndë narkotike dhe armë, ku gjatë kontrollit fizik të tyre dhe në banesat përkatëse u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa doza lëndë narkotike kanabis sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua edhe një pistoletë Ekol, e gjetur në banesën e Metës, 21 fishekë dhe një radio policie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?