Më armë në dorë kanosi punonjësit e Shërbimit Pyjor, në kërkim 63 vjeçari. Emri

Policia ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar që ka kanosur me armë tre punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë së Bulqizës, si dhe disa punëtorë të një firme private në malin e fshatit Dushaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës për shkak të një konflikti pronësie.

Bajram Disha, banues në fshatin Dushaj, kanosi me armë shtetasit me iniciale Y.B., R.D., K.Ll., dhe sapo ka parë shërbimet e policisë, duke përfituar edhe nga malësia e terreni, është larguar me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë konfliktit, njëri prej tyre ka qëlluar me armë por nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar. Uniformat blu po vijojnë punën për arrestimin e Dishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vepër penale “Kanosja serioze për jetën”, “Mbajtja pa leje të armëve dhe munateve luftatake”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?