Me armë në makinë, arrestohet pasagjerin 18-vjeçar! Shoferi rrezikoi jetën e policëve dhe braktis mjetin

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, ndërsa një tjetër është në kërkim pasi po lëviznin me automjet me armë zjarri pa leje në lagjen “Minatori” në Bulqizë.

Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Djali i identifikuar me inicialet K.S., është vendosur në pranga menjëherë ndërsa shoferi me inicialet E.T., 21 vjeç është larguar në këmbë pasi braktisi mjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uniformat blu kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?