Me armë në makinë, pranga 2 të rinjve në qendër të Tiranës. Sekuestrohen 82 mijë dollarë

Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, janë arrestuar në qendër të Tiranës, pasi ishin të armatosur. Ata lëviznin me armë me vete dhe siç shihet në pamje, në momentin që policia ka ndërhyrë për t’i arrestuar kanë pasur armë në makinë.

Bëhet fjalë për A. Kiçin, 19 vjeç dhe banues në Shkodër, ndërsa 20-vjeçari R. Pasha banon në zonën e Kazmës. Ata kanë rënë në pranga në Pallatin e Kulturës, ku në makinë kishin një armë me krehër dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit të shtetasit A. Kiçi, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. Pasha, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare“, thotë Policia.

SHKARKO APP