Me armë në Tiranë, policia prangos një të dyshuar si vrasës me pagesë

Patrulla policore “Shqiponja” arrestojnë një 41-vjecar i cili shëtiste me armë në qendër të Tiranës. Dyshohet se ai po planifikonte të kryente një vrasje. Personi i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akoma, ka qenë i dënuar edhe më parë me 15 vite burg për vrasje dhe grabitje. Ai e mbante armën tip pistoletë brenda një cante, ndërsa lëvizte me motor. Policia nisi hetimet për ngjarjen si dhe kontrolloi banesën e të arrestuarit.

SHKARKO APP