Me armë te PS-ja, Gjykata çon në burg Gjutën

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Vladimir Gjutën. Ndalimi i Gjutës është bërë me 10 shkurt pranë selisë së PS duke lëvizur i armatosur, por në atë moment selia e PS ishte e mbushur me deputetë, ministra dhe vetë kryeministrin Rama pasi po zhvillohej mbledhja e Kryesisë. Gjuta në polici para grupit hetimor është shprehur se mbante armë me vete pasi kishte një shumë të madhe parash me vete dhe do ti thyente në Exchangin që ndodhej pranë selisë së Partisë Socialiste.

SHKARKO APP