Me autobus nga Athina, mbi 30 shqiptarë në Kakavijë me shpresën të ngrihet trau
Vijojnë të dynden shqiptarët në Kakavijë me qëllim që të hyjnë në Shqipëri pavarësisht vendimit të qeverisë që kufijtë nuk do të hapen pa mbaruar lufta kundër COVID-19.
Gazetarja e Ora News, Entiola Bundo informon për një autobus nga Athina me 30 persona në bord që kanë mbërritur në Kakavijë rreth orës 14:20.
Autobusi është paguar nga shqiptarët me destinacion Kakavijën me shpresën për të kaluar territorin shqiptar por autoritetet e policisë kufitare konfirmojnë se askush prej të ardhurve nuk do të lejohet të hyjë pa pasur arsye të fortë apo miratim paraprak nga Ambasada shqiptare në Athinë apo përfaqësitë konsullore shqiptare në Janinë dhe Selanik.
Në këto momente në zonën neutrale ndodhen 37 shqiptare në pritje për të kaluar në Shqipëri.